POLITIKË

Ministrja pranë protestës së opozitës: Ky lum njerëzish do e marrë përpara çadrën

20:47 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak metra larg “Çadrës së Lirisë”, partia Socialiste është duke mbajtur një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë më 18 qershor. Në sheshin “Skëndërbej”, ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, nuk ka lënë pa provokuar edhe protestën e opozitës, e cila zhvillohet pak metra më larg.

Në fjalën e saj Xhaçka u shpreh se do të jetë ky lum njerëzish që do të marrë përpara çadrën e PD-së. “Ky lum i të rinjve, ky lum i paparë njerëzisht do ta marrë përpara çadrën e PD-së, që po pengon zhvillimin e Shqipërisë. Duhet të vazhdojmë me Edi Ramën, për të ndërtuar Shqipërinë për të rinjtë.

Për një Shqipëri që vlerëson të drejtën dhe jo paranë. Mos lejoni askënd të vendosë se kush do votojë për ju, apo kush do qeverisë për ju. Shqipëria duhet të vijojë me Edi Ramën, me njeriun më vizionar të këtij vendi”, – tha Xhaçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.