POLITIKË

Nishani: Presidenca, një universitet për mua, ja pse kërkoj mandatin e dytë

22:31 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bujar Nishani është shprehur se kërkon një mandat të dytë në presidencë për shkak të eksperiencës që ka, si ministër i Drejtësisë dhe dy herë ministër i Brendshëm. Për Nishanin, puna në presidencë për të ishte një universitet në vete. Por, Nishani deklaroi se kjo nuk varet nga ai pasi nuk është garë, dhe ky post nuk zgjidhet nga populli. Nishani u vetëpropozua si kandidat për President duke thënë se ka një konsensus midis PD dhe LSI për të rinovuar kandidaturën e Presidentit, ai e merr përsipër ta vijojë.“Kam shprehur gadishmërinë për vazhdimësinë e punës në postin e Presidentit.




Pse? Për shkak të eksperiencës, kam qenë dy herë ministër Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë. Puna në presidenë ka qenë një universitet më vete. Kam mësuar shumë dhe besoj se kam angazhimin për t’i dhënë garanci popullit shqiptar, për t’i thënë se ato do përfaqësohen po aq denjësisht sa këto vite. Por nuk varet nga unë se nuk është garë, nuk zgjidhet nga populli.  Sistemi jonë është si ai i Gjermanisë, Greqisë, Italisë. Unë jam zgjedhur nga një koalicion nga PD, origjina ime politike, nga LSI që më mbeshteti dhe aleatët të tjerë dhe disa deputetë.

Sot konfigurimi është tjetër. PD është në minorancë dhe nuk ka votat për të më rikonfirmuar. Është LSI-ja, që nëse do ketë gadishmëri, që do doemos në këtë rast konsensusin e PD-së, nëse do ketë vendim politik të tyre për të rinovuar kandidaturën e Presidentit, unë e marr përsipër ta vijoj. Por nuk ka gadishmëri për të krijuar përplasje dhe copëtime të tjera”- deklaroi Presidenti Bujar Nishani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.