BOTA

Pranga 4 shqiptarëve në Itali, e kishin kthyer apartamentin në depo droge

17:26 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Udine të Italisë është bllokuar një apartament që përdorej si depo droge. Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë, pas operacionit ditën e djeshme. 36 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy mitraloz “Skorpion 765”, prodhim çekosllovak dhe mjete të nevojshme për paketimin e drogës janë sekuestruar tashmë nga policia në apartamentin e zbuluar.

Përveç armëve dhe drogës me vlerë 300 mijë euro, policia ka sekuestruar edhe 22 mijë euro. Prokurori i Pordenone-s ka urdhëruar arrestimin e Sokol Palit, 32 vjeç; Hysni Sheshit, 37, Ilirjan Isufit, 35, dhe Anisa Memës, 30 vjeçe. Tre të parët ndodhen në burg, ndërsa për Anisën është vendosur masa e sigurisë së arrestit shtëpiak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.