POLITIKË

Salianji për mitingun e PS: Autobus nga e gjithë Shqipëria, por prapë sheshi bosh

19:48 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sekretari për Aksionin Qytetar pranë Partisë Demokratike menjëherë pas mitingut të Ramës me të rinjtë ka denoncuar në rrjetet sociale se gjimnazistët kanë ardhur me detyrim nga e gjithë Shqipëria. Ervin Salianji ka postuar në Facebook, fotot ku shihen autobusët e parkuar pranë mitingut të partisë Socialiste. Më tej, Salianji ka thënë se ata që provokuan protestën e opozitës, ecjen në karrierë e kanë vetëm mbrapsht.

Statusi i Ervin Salianji

Deshtim spektakolar i Rilindjes!

Perdorimi i autobuseve te gjimnazeve nga e gjithe Shqiperia, presion ndaj gjithe administrates publike per te sjelle secili femijet e perseri hapesira para bashkise ngjitur me Sheshin Skenderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, nje hapesire qe eshte dy here me e vogel se cadra e levizjes qytetare e ngritur nga opozita!

Provokojne dhe opoziten duke bere presion me luge çaji! Flasin dhe per marrje perpara keta qe ecjen ne karriere ose ne jete e kane vetem mbrapsht!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.