Show-Bizz

Sherr me grushte në Tiranë, momentet e incidentit që u përfshi Luana Vjollca dhe miku i saj

10:04 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Zbardhen arsyet e sherrit ku u përfshi prezantuesja e njohur Luana Vjollca dhe miku i saj 29-vjeçari nga Prishtina, Krenar Çocaj. Ky i fundit është qëlluar me grushte mbrëmjen e djeshme, nga një fans i çmendur i Luanës, i cili mësohet se e përndjek prezantuesen bionde ngado. Kështu ka ndodhur edhe dje rreth orës 19:00 në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”.

Fansi i çmendur është identifikuar nga policia si Besmir Lila, është 31-vjeç dhe banon në Londër.

Ai e ka ndalur mbrëmë prezantuesen për t’i folur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj Krenar Çocajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës, e cila me siguri është ndjerë e bezdisur nga përndjekja e vazhdueshme.

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrin, ndërsa gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.

Sakaq, JOQ.al ka publikuar një material, i cili tregon momentin e ndalimit të moderatores Luana Vjollca teksa ishte me makinën e saj në kryeqytet, sipas qytetarit që e dërgon këtë informacion.

Qytetari shkruan: Përshëndete JOQ! Luanën e arrestoi policia, nuk e kuptova arsyen por e pashë që e nxori zvarrë jashtë. Ishte një njeri gjithë gjak brenda makinës së saj, në Range-in që duket në foto. Lëviza pastaj se Policia e kishte rrethuar zonën, por mund të them që ajo nuk kishte bërë aksident, pra çfarë ishte? Ndoshta duhet të pyesim “luanatorët” për këtë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.