BOTA

Trump: Ja çfarë po bëja kur urdhërova sulmin me raketa ndaj Sirisë

10:46 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai ka urdhëruar sulmin me raketa ndaj Sirisë të enjten e kaluar, teksa ka qenë duke ngrënë ëmbëlsirë me liderin kinez, Xi Jinping.

“Ne mbaruam darkën. Pastaj lëvizëm për një ëmbëlsirë. Shijuam tortën më të mirë me çokollatë që Jinping nuk e kishte provuar më parë”, ka thënë Trump për ‘FoxTV’.

Ai ka thënë se në atë moment ka marrë një mesazh nga gjenerali se raketat janë gati për t’u nisur, transmeton Lajmi.net.

“Dhe çfarë po prisni”, e ka pyetur Trump.

“Ne vendosëm ta bëjmë dhe raketat u nisën”, ka treguar Trump duke shtuar se ai e ka informuar menjëherë edhe Jinping.

Trump ka treguar që lideri kinez u pajtua me këtë sulm pasi nuk ka qenë e pranueshme as për të sulmi me gaz ndaj fëmijëve sirianë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.