POLITIKË

“Washington Post”: BE thirrje opozitës në Shqipëri t’i japë fund bojkotit

18:11 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së djeshme nga zyrtarët e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, që i bënin thirrje opozitës të kthehej në parlament, “Washington Post”, ditën e sotme ka pasqyruar edhe njëherë thirrjen e dnërkombëtarve. “Bashkimi Evropian i bëri thirrje opozitës në Shqipëri t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në nisjen e reformave të drejtësisë, të cilat konsiderohen kyç për përpjekjet e integrimit të vendit në BE.

Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërinë të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi pasi është “një hap i rëndësishëm për vendin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”. Ata thanë se debati politik duhet të bëhet “brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike”.

Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar po pengohet nga bojkoti i opozitës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa përmendur emra, se po mbështetin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga prestigjozja amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.