AKTUALITET

Arrest me burg për pronarët e laboratorit të drogës në Skrapar

13:14 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrest me burg për pronarët e laboratorit modern të drogës, të zbuluar dy ditë më parë në Skrapar.

Kështu, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit Muhamet Kadiu dhe Edlira Lamen, të arrestuar për një laborator modern të përpunimit të drogës në Skrapar.

Laboratori i drogës është gjetur dy ditë më parë, ndërsa dy të arrestuarit ishin pronarë të një objekti që përdorej si fasoneri.

Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë. Laboratori është nder modernet të zbuluar deri tani, për përpunimin e lendes narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet firmës private ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen dhe 19 mijë dollarë

Gjithashtu janë sekuestruar edhe
• rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva,
• 176000 lekë të rinj,
• 250 paund,
• 19 900 dollarë,
• si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë”, – ka bërë të ditur Prokuroria.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.