POLITIKË

Basha letër Mogherinit, ja kush është zyrtari për të cilin u ankuan

10:39 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe përfaqësuesit kryesorë të koalicionit opozitar janë ankuar përmes një shkrese në Bashkimin Europian në lidhje me një zyrtar të BE­-së në Tiranë.

Vendimi për këtë shkresë është marrë pas një takimi që Basha zhvilloi në selinë blu me aleatët e tij, Mediu, Ndoka, Duka e Dule, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me ofertat që një zyrtar i BE-­së ka bërë gjatë takimeve të zhvilluara në Tiranë.

Shqetësimi i përfaqësuesve të koalicionit opozitar lidhet me shefin e divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer, i cili, sipas tyre, gjatë takimeve të zhvilluara me ta, u ka kërkuar që të ndalin bojkotin parlamentar dhe të bëhen pjesë e zgjedhjeve duke përfituar nga mungesa e PD­-së në proces për të marrë më shumë mandate.

Shqetësimin në lidhje me këtë çështje, koalicioni opozitar ia ka shprehur edhe ministres së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Aleati i Bashës, kreu i PR-­së, Fatmir Mediu, nga çadra e demokratëve tregoi dje një pjesë të bisedës së zhvilluar me përfaqësuesit e BE-­së. “Dëgjova një përfaqësues të BE të thotë ‘shumë mirë që PD nuk hyn
në zgjedhje, sepse kështu partitë e tjera mund të fitojnë më shumë vende në Parlament’”, tha Mediu.

Kush është Eduard Auer, takimet në Tiranë më 6 prill
Eduard Auer mban detyrën e shefin të divizionit për Ballkanin Perëndimor në KE. Auer ka zhvilluar së fundmi një vizitë zyrtare në Tiranë, më datën 6 prill, ku edhe ka realizuar disa takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Përfaqësuesi i BE-­së mësohet se gjatë kësaj vizite ka takuar në një takim të veçantë kreun e PR­-së, Fatmir Mediu, kreun e LZHK-­së, Dashamir Shehi, kreun e PAA­-së, Agron Duka, me të cilët ka diskutuar
lidhur me krizën politike në vend dhe mundësitë e zgjidhjes. Sipas burimeve, pikërisht në këtë takim, zyrtari i BE-­së u ka kërkuar aleatëve të Bashës të bëhen pjesë e zgjedhjeve parlamentare, duke
theksuar edhe përfitimet që partitë opozitare do të kishin sa u takon mandateve parlamentare në mungesë të Partisë Demokratike.

Ish-­kryeministri Berisha i kërkoi dje Komisionit Europian të largojë nga detyra Auer, për shkak të veprimit të turpshëm që ky i fundit ka realizuar në Tiranë, duke bërë diversione me partitë opozitare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.