POLITIKË

Ben Blushi: Kriza politike po kthehet në një krizë telefonash

21:48 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka ironizuar situatën politike në vend, që sipas tij është kthyer në një krizë telefonash.

Duke iu referuar deklaratave të krerëvetë vendit, si presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, deputeti i LIBRA-s thotë se kjo është Republika e Telefonave të Prishur.

“Republika e telefonave të prishur
Kjo krizë po kthehet në një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni në telefon. Edi Rama i thotë PD më merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për të gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur”,
shkruan Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.