BOTA

Bënte thirrje për sulm terrorist në prag të Pashkëve, arrestohet Rakip Abdyli nga Kosova

10:41 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për sulm terrorist në Kosovë, në prag të festës së Pashkëve.

I arrestuar është Rakip Abdyli nga Opoja, por me vendbanim në Pejë, njofton RTV Dukagjini.

Që nga dita e djeshme, Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë nga rreziku i terrorizmit, ndërsa ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve.

Policia e Kosovës, përveç se kanë zgjatur deri në 12 orë orarin e punës, janë duke siguruar 24 orë secilën Kishë në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Shteti është në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

Edhe Ambasada Amerikane i’u ka sugjeruar qytetarëve të saj në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, – sugjeron ambasada Amerikane për qytetarët e saj në Kosovë”. /Gazetaexpress/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.