BOTA

Hoxhaj në New York Times: Rusia po e përdor Serbinë për hakmarrje ndaj Perëndimit

19:16 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Jashtëm i Kosovës, në një shkrim për “New York Times”, ka thënë se Rusia është duke e përdorur Serbinë për t’u hakmarrë ndaj NATO-s, SHBA-së dhe Perëndimit me skema për ta rikthyer dominimin rajonal që e humbi me rënien e perandorisë sovjetike.

“Është e qartë se Rusia nuk është duke e përdorur Serbinë vetëm për të rifituar terren në Ballkan, por po ashtu edhe për të kërkuar hakmarrje ndaj NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, me skema për ta rikthyer dominimin rajonal që e humbi kur perandoria sovjetike ra,” ka shkruar Hoxhaj. Në shkrimin me titullin “Kosova e ndjen dorën e rëndë të Rusisë parmës Serbisë”, ministri thotë se në zgjedhjet e Serbisë, serbët jo vetëm që e kanë përkrahur një qeveri nacionaliste e cila vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, por edhe e kanë mundësuar një fitore të nevojshme për Rusinë, e cila pak ditë para zgjedhjeve kishte autorizuar transportimin e aeroplanëve luftarakë dhe tankeve për Serbinë, natyrisht për ta ndihmuar atë që të rimarrë pushtetin në Ballkan.

“Në ndjekje të kësaj, mund të pritet prej Serbisë që të krijojë, natyrisht me urdhër të Rusisë, një sferë të ndikimin duke i shfrytëzuar dhe nxitur minoritetet serbe në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, edhe deri diku edhe në Kroaci dhe Maqedoni,” shkruan Hoxhaj.  “Është më rëndësi që të gjithë ta shohin Serbinë ashtu siç është e jo siç pretendon të jetë. Është më rëndësi që të shihet përdorimi i Serbisë nga Rusia për të rimarrë pushtetin,” ka shkruar Hoxhaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.