BOTA

Këshilli i Sigurisë për Kosovën: Merren masa për mbrojtjen e liderëve

13:32 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas alarmit se ka të dhëna për një sulm të mundshëm terrorist me karakter fetar këto ditë në Kosovë, Këshilli i Sigurisë është mbledhur me urgjencë.

Ata kanë hartuar një plan masash të rrepta për parandalimin e çdo akti terrorist, si dhe për mbrojtjen e qytetarëve e liderëve politikë, të cilët mund të jenë në qendër të sulmit. Në një njoftim për mediat, zyra e kryeministrit sqaron planin e masave të menjëhershme.

“Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues. Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale. Organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat nga Zyra për Informim e Kryeministrit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.