POLITIKË

Kreshnik Spahiu zbulon lëvizjen politike të Metës: Më 18 prill ndahen rrugët

10:17 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreshnik Spahiu, aleati i Lulzim Bashës në çadrën e protestës, në një status në rrjetin social “Facebook”, ka parashikuar lëvizjen politike të Ilir Metës në lidhje me koalicionin qeverisës.

Kreu i AK-së ka pohuar se më 18 prill Meta do të zgjedhë një nga rrugët për koalicionin; do të vazhdojë rrugën me PS-në, ose do t’i bashkohet çadrës.

“Kodi elektoral: Të martën, më 18 prill afati i fundit. LSI regjistrohet në koalicion me PS ose vjen në çadër”, – ka shkruar Spahiu.

Kujtojmë këtu se Ilir Metës nuk i ka munguar një ftesë nga opozita për t’u bashkuar me të, por ai ka kërkuar krijimin e një “qeverie besimi” për zgjidhjen e krizës dhe pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më 18 prill.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.