POLITIKË

Kreu i PAA –së , Duka: PD-ja kauza e drejtë, s`ka zgjedhje me këtë qeveri

11:15 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.5 në Tiranë, ka argumentuar para tyre qëndrimin e tij në lidhje me bojkotimin e zgjedhjeve. “Më vijnë mesazhe, telefonata nga miq, njerëz që më njohin, ku më thonë se pse jam pjesë e opozitës apo pse jam tek çadra, pse jam me Bashën apo me Berishën. Ata kanë mbaruar etj. si këto. Përgjigja ime e vetme është se nuk është problemi se po rri me Berishën, me çadrën apo me Bashën, por s’po rri me të drejtën. Unë gjykoj dhe mendoj se nuk mund të ketë zgjedhje më ketë qeveri dhe me këto kushte që jemi” tha kreu i agrarëve Agron Duka.

Po ashtu gjatë takimit teksa iu referua Partisë që kryeson, Duka tha se tashmë nuk ka vend cilësimi si parti e vogël. “Na është bërë zakon të themi jemi parti e vogël. Pak para se të niste takimi po flisja me Ferdin dhe më thotë se duhet të fillojmë të mendojmë për salla më të mëdha sepse po na ngelin njerëzit jashtë. Kështu që tashmë jemi duke kaluar nga parti e vogël dhe po themi parti e mesme nuk po themi të madhe”.

Në fund të takimit kryetari i PAA shpërndau simbolikisht disa karta anëtarësie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.