POLITIKË

“Magazina me drogë”, Xhafaj: Distancohem nga insinuatat, nxorra policinë për kontroll

18:29 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së Lulzim Bashës se ministri i Brendshëm ka dijeni për disa fakte shumë të rënda kriminale, lidhur me vendndodhjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në rrethinat e Durrësit dhe Lezhës, ka reaguar Fatmir Xhafaj.

Ministri ka deklaruar se pas deklaratës së Bashës ka kërkuar nga policia ndërmarrjen e veprimeve konkrete, si dhe kryerjen e një operacioni të gjerë në terren në zonat e përmendura për depozitim të lëndës narkotike. Sakaq, ministri i Brendshëm shton se “Në deklarimet e tij z.Basha, pretendon edhe dijeninë time si Ministër i Brendshëm lidhur me ekzistencën e magazinave të lëndëve narkotike në këto zona dhe personat nga radhët e policisë që i mbrojnë ato.

Unë distancohem prerë nga këto insinuata të rreme ndaj personit tim. Unë kam marr përsipër të gjithë përgjegjësinë ligjore për të përmbushur detyrën sipas ligjit, duke shprehur gatishmërinë nëse është e nevojshme edhe për të dhënë deklarimet sipas ligjit procedural penal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.