AKTUALITET

Mbushi hotelin me drogë, arrestohet pronari nga Saranda. Ja emri

09:53 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një pronar hoteli nga Saranda ka rënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi iu gjetën 22.5 kg lëndë narkotike.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacioneve, ka nisur kontrollin në hotel, që është në pronësi të Erjon Beqirit, ku kanë konstatuar në një dhomat 22.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa, çka ka sjellë dhe arrestimin e 32-vjeçarit.

Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Policia ka sekuestruar 22.5 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva !

Në pranga, pronari i një hoteli !

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

– Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit.

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(Neni 283 i K.Penal).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.