POLITIKË

Meta përmend sërish qeverinë e “besimit”: Pse ika nga Kryeministër në 2001, pas sherrit me Nanon

14:21 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Lëvizjes Socialiste e për Integrim ka folur sërish për qeveri ‘besimi’ në një kohë që situata politike mbetet e tensionuar dhe nuk ka ende një zgjidhje. Ai u shpreh se kodi zgjedhor është antidemokratik, ndërsa rrëfeu edhe sherrin me Fatos Nanon në vitin 2001.

“Një analist duke më kujtuar deklaratën që unë e lë mandatin dhe karrigen, më tha, se e them pasi nuk jam kryeministër. E unë i kujtova pse ika nga kryeministër në 2001. Pas sherreve me Nanon, dhe sherri ishte që në ato zgjedhje shumica mori 3-4 mandate më shumë se 60% që duhej për presidentin dhe Nano donte të bëhej president patjetër, por kishim rezolutë të PE pas zgjedhjeve, që njohu zgjedhjet dhe shumicën qeverisëse, por jo legjitimitetin e shumicës për të zgjedhur presidentin bazuar në votat që kishin marrë, u bë manovër në raundin e dytë në Dushk, dhe ky ishte gjithë problemi. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk do i shërbejë vendit, apo akomodimit të dy personave, kreu i PS, e kryeministër dhe president, i thashë Nanos do e zgjidhim si e do BE-ja dhe i thashë bëhu kryeministër, president nuk bëhesh dot se nuk do opozita, kemi bërë një faull dhe për këtë do paguajmë gjobën dhe kështu u bë. Unë nuk them që Rama të heqë dorë nga kryeministër, them për një qeveri besimi.

Nuk ka pasur kryeministër që është sjellë më ‘keq’ me Berishën, kur janë sulmuar institucionet. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk mund ti shërbejë vendit për një kohë të gjatë. Qeveria e besimit është se këtu nuk po ekziston një besim real për zgjedhje te lira e te ndershme. Kodi zgjedhor është antidemokratik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.