AKTUALITET

“Mos e prekni me dorë iu thashë, se ky ka bërë koronaren”… rrëfimi i dhimbshëm i gruas së Agim Arapit

17:36 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Vjollca Arapi

DURRËS- Tre ditë pas vrasjes së 60 vjeçarit Agim Arapi në Durrës, familjarë të viktimës flasin për gazetaren e “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj në një intervistë  dhe shprehen kundër lirimit të 23-vjeçarit Jurgen Kurti, i cili sipas tyre është autor i krimit.




Bashkëshortja e viktimës, Vjollca Arapi rrëfen minutat e tmerrit të përjetuara në dyqanin e tyre, ku bashkëshorti i saj u masakrua me grushte e sende të forta, ndërsa thekson se e gjithë skena është e filmuar. Ndërsa djali i viktimës Dervis Arapi tregon se si e pa babain e masakruar dhe të shpërfytyruar, Familja Arapi apelon për apelon për drejtësi, ndërsa e cilëson Jurgenin një rrezik për një tjetër jetë njeriu, nëse lihet të qarkullojë i lirë…

vrasja ne durres flet gruaja

Pas ngjarjes policia arrestoi dy vëllezërit Kostandin Ekonomi 54 vjeç dhe Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës, si dhe shoqëroi 23-vjeçarin Kurti, i cili u la i lirë më pas. Sherri mes viktimës ndodhi për një tub aspirimi i picerisë që kalonte në marketin e 60-vjeçarit Arapi, për të cilin vëllezërit Ekonomi i paguanin 13 mijë lekë qira.

njolla gjaku, vrasja Durres

Zonja Vjollca ju jeni dëshmitarja e vetme e ngjarjes, mund të na thoni si ndodhi sherri?
Kalon Jurgeni, kaloi data e qirasë. I thashë Jurgen do ta paguash qiranë. “Do të vras” tha. Po thashë unë ti qenke burrë maskara. Burri im ishte në shtëpi. Ky tha “qepe gojën se do të vras”. Zbret burri im. Tha ‘çke mo Jurgen”. I thashë lene-lene Gimi se u sqarova unë. E mora burrin tim dhe u ul në dyqan brenda, ka qenë ora 19:30. Për 10 minuta pas kësaj kam marrë një telefonatë nga Koçi. “Më prit tha se do vij të vras”. Ka ndodhur për gjysmë ore. S’ma mori mendja se do vijnë këta. Vjen Koçi “duhet të qetësosh Jurgenin edhe duhet t’i kërkosh falje”, tha. Këto syze janë të vëllait të tij dhe kanë rënë tek dyqani im. Më vjen po ky, i vëllai dhe më ul direkt qepenin. Unë isha brenda, ul qepenin. Mos e prekni me dorë iu thashë se ky ka bërë koronaren, ju lutem mos e prekni iu thashë (qan).

Çfarë ndodhi më pas, a kërkuar ndihmë?
Mora telefonin, ngre qepenin edhe dal me vrap përjashtë. Kërkoj ndihmë. E kishin myt. Faktike unë kam parë kur erdhën këta, Koçin dhe vëllain e Koçit.

Po pse akuzoni Jurgen Kurtin si autor?
Tek kamera tani që unë e shikoj që jam e qetë, atë e ka vrarë Jurgeni se Jurgeni nxjerr një gjë dhe të tre i kanë thyer kockën e hundës.

kamera sigurie durres

Dervis ju nuk keni qenë kur ndodhi ngjarja por çfarë ju thanë për arsyet e vdekjes?
Pashë një tmerr me sy, shyqyr tek xhenazja e kishin rregulluar pak, nuk ishte ai Gim që ishte në fillim por ishte totalisht skandaloz. Nuk shihej. Hematoma, gjëra, fryrje. Në fillim thashë nuk është ky.

vrasja ne durres flet nena.1 jpg

Zonja Vjollca çfarë kërkoni ju, keni një apel?
Nuk paska shtet për Jurgenin. Më datën 9 prill ka vrarë babën e vet, më 11 prill vrau burrin tim. Kush e di kujt do t’i vijë radha se ai është i lirë akoma. Ai dje ka shëtitur këtej, dje ka shëtitur me makinë e kam parë.

Dervis Arapi: Dua që vetëm ata të kalben në burg. Të paktën ato vite që t’i bëjnë, ti mendojnë kokës dhe të jetë një mesazh për të gjithë njerëzit që bëjnë këto gjëra, mos të arrijnë deri aty.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.