POLITIKË

Orë decizive, LSI vendos sot në orën 12:30 koalicionin dhe emrin e Presidentit?

11:03 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot në orën 12:30, Lëvizja Socialiste për Integrim do të vendos për të ardhmen e koalicionit.

Nga burime të besueshme brenda kampit të LSI, mësohet se sot kryetari kësaj force politike, Ilir Meta ka thirrur në një mbledhje urgjente komitetin e përgjithshëm drejtues të LSI në hotel “Tirana”, ku do të diskutohet për situatën politike, si dhe do të vendoset nëse LSI do të firmos apo jo koalicion me PS, emrin e presidentit të Republikës, etj.

Burimi nga kupola e LSI-së tha se sot vendoset gjithçka nga komiteti i përgjithshëm drejtues.

Po kështu një grupim jo i vogël në LSI është kundër koalicionit me Edi Ramën, pasi nuk po zhvillon zgjedhje të qeta, si dhe nuk po bind opozitën të futet në zgjedhje.

Mirëpo, nuk dihet akoma mendimi final i Ilir Metës. Pritet ora 12:30 për të mësuar se çfarë do të ndodhë me fatin e koalicionit; do të vazhdojë apo jo.

Më herët aleati i Bashës, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se më 18 prill Meta do të zgjedhë një nga rrugët për koalicionin; do të vazhdojë rrugën me PS-në, ose do t’i bashkohet çadrës.

“Kodi elektoral: Të martën, më 18 prill afati i fundit. LSI regjistrohet në koalicion me PS ose vjen në çadër”, – ka shkruar Spahiu.

E në një kohë që janë ngritur shumë pikëpyetje, gjithçka mbetet për t’u parë, a do të vendoset sot apo jo fati i koalicionit?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.