SPORT

Presidenti i Luganos: Shpresojmë të fitojmë diçka prej Sadikut

10:26 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Sulmuesi është duke kaluar formë të mirë dhe për pasojë interesimi i skuadrave të ndryshme për të rritet me afrimin e merkatos së transferimeve. Armando Sadiku po përgatit edhe një lehtësirë tjetër për veten e tij, marrjen e pasaportës bullgare që do t’i hiqte barrierën e madhe në tregun elitar europian të transferimeve.

Duke ditur të gjithë këto faktorë, vetë presidenti i Luganos e pranon publikisht se e ka të vështirë për të menduar qëndrimin e Sadikut edhe në sezonin e ardhshëm. Jo vetëm për faktin që është i huazuar, por më shumë për interesimet që do të kenë klube të ndryshme për shqiptarin. Në këtë mënyrë, Anxhelo Renzeti bën llogaritë.

“Ne zotërojmë vetëm 25% të kartonit të tij dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur edhe në të ardhmen. Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka nga largimi i tij në ndonjë skuadër tjetër”, ka deklaruar presidenti i Luganos. Më tej, ai ka bërë me dije se ka nisur të diskutojë me Tramexanin në lidhje me të ardhmen e skuadrës, ku janë hedhur piketat për sezonin e ardhshëm dhe lojtarët që do të zëvendësojnë Sadikun, apo edhe Alioskin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.