POLITIKË

Ruçi: Qarqe dhe forca të caktuara duan destabilitet të vendit, por s’do ketë krizë si në ’97-ën

11:45 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nga Fieri ka bërë të ditur se mazhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri dhe do të shkojë në zgjedhje normalisht.

I ndodhur në Fier për shpërndarjen e legalizimeve në njësinë Qendër, socialisti Ruçi u shpreh se nuk do të ketë krizë, si në vitin 1997, ndërsa ka theksuar se ka qarqe dhe forca të caktuara që duan destabilitet të vendit.

Nuk do ketë krizë si në vitin 1997. Ka qarqe dhe forca të caktuara që nuk duan zgjedhje. Forca të caktuara duan destabilitet të vendit. Koalicioni PS-LSI, strategjik dhe jo taktik. Stabilitet dhe mirëfunksionim i koalicionit PS-LSI”, – ka theksuar ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.