AKTUALITET

Video/ Brenda tunelit të hashashit, të shndërruar në laborator “modern”

20:08 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tunel që përdorej si laborator droge është zbuluar nga policia ditën e sotme në Shkozë. Në video e policisë, shihen ambjentet e magazinës ku mbahej droga. Në pranga kanë rënë 10 persona, ndër ta dhe pronari i magazinës, e cila ishte me llamba ndriçimi për rritjen e drogës dhe me gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse.

Laboratori është zbuluar pas një kontrolli të ushtruar nga Komisariati Nr.1. Mësohet se laboratori është gjetur në një prej ish-tuneleve të Uzinës së traktorëve. Ai ishte ngritur në një tunel që përdorej më parë si fabrikë përpunimi plastike. Deri më tani s’ka të dhëna të tjera rreth sasisë së drogës së kapur apo personave që qëndrojnë pas saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.