AKTUALITET

VIDEO/ Kush janë 5 personat që ngritën laboratorin e kanabisit në Tiranë

22:59 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia arrestoi 5 persona përgjegjës për laboratorin e kanabisit në Shkozë të Tiranës, njëri prej tyre, punonjës i OSHEE-së.

– Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë

– Gj. D., 63 vjeç, banues në Tiranë

– K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë

– Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë

– Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjes OSHEE.

Sipas policisë, laboratori ishte kamufluar si një biznes i përpunimit dhe prodhimit të plastikës dhe ishte i vendosur në tunelt e ish Uzinës së Autotraktorëve.

“Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/25 dhe 284/25 të Kodit Penal.

Për shtetasin Robert Minori, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”, parashikuar nga Nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.

Po vijojnë hetime për persona të tjerë të përfshirë apo implikuar në ketë aktivitet.

Në këtë ambjent janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e paketuar në qese (lëndë kjo ende e pa peshuar)” thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.