POLITIKË

A do takohet sot Meta me Bashën? Vjen reagimi nga PD: Cila është e vërteta

09:57 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duket se Edi Rama dhe Ilir Meta, dy kryetarët e forcave kryesore politike në aleancën qeverisëse, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë vendosur të ulen sot në një tryezë dialogu për të vendosur fatin e koalicionit në katër vitet e ardhshme.

Por ndërsa vëmendja është fokusuar e gjitha në Hotel Tirana, aty ku do të takohen dy liderët Rama e Meta në orën 10:00 të paradites së sotme, burime jozyrtare thonë se do të ketë edhe një takim tjetër para tij, mes Metës e Bashës.

Të pyetura nga BalkanWeb, burime zyrtare nga Partia Demokratike nuk e konfirmojnë një takim paraprak të kryetarit Basha dhe liderit të LSI-së Ilir Meta, për të tentuar zgjidhjen e krizës politike, kur na ndan vetëm 1 orë nga takimi mes aleatëve.

Kujtojmë që nëse firmoset zyrtarisht koalicioni PS-LSI, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.