AKTUALITET

Ahmetaj prezanton kandidatin e PS në Kavajë: Opozita sherr në kurriz të qytetit

19:44 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arben Ahmetaj prezantoi sot kandidatin e PS për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë, Klodian Shehi. Në një takim të zhvilluar me anëtarët e asamblesë së Partisë Socialiste të Kavajës, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 7 majit në Kavajë janë shumë të rëndësishme për Kavajën.

“Këto zgjedhje kanë një specifikë shumë të madhe jo vetëm për Kavajën, por për të gjithë Shqipërinë. Duhet marrë ashtu siç e kemi marrë ne gjithmonë, por edhe më shumë akoma me seriozitet, me këmbëngulje dhe modesti, në mënyrë që këtë rradhë Kavaja të bëhet shembull sërish në të gjithë Shqipërinë” – tha Ahmetaj.

Lidhur me opozitën, Ahmetaj u shpreh se po kërkon të thyej çdo ligj, duke provokuar Kavajën. “Qyteti i Kavajës nuk mund të provokohet nga askush dhe qyteti i Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprincipë që opozita do të hapë në kurrizin e Kavajës dhe në kurriz të Shqipërisë. Kështu që sfida jonë do të jetë pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Kavajës në zgjedhje atë ditë.

Ne nuk kemi nevojë të tregojmë forcë, forca jonë qëndron tek modestia. E dyta, ne do të do të marrin çdo qytetar që kërkon të zgjedhë Kryetarin e vet të Bashkisë së Kavajës. Ne kemi shumë punë për të vazhduar” – ishte mesazhi I Ahmetaj nga Kavaja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.