POLITIKË

Basha i përgjigjet Metës e Ramës: Ka kush flet me PPE, ju jeni në krizë mos besimi

12:28 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak pas deklaratës së Ilir Metës pas përfundimit me Edi Ramën, i cili deklaroi për mediat se do i drejtohen Partisë Popullore Europiane për të negociuar me Partinë Demokratike, për t’i dhënë fund këtij ngërçi politik, nuk ka vonuar përgjigja e kryetarit të PD-së.

Nga çadra e opozitës, Lulzim Basha siguroi se nuk do të arrihet asgjë pavarësisht përpjekjeve të tyre, në rast se nuk arrihet dakordësia për qeveri teknike.

Duke iu drejtuar Metës dhe Ramës, ai tha se ata duhet të lenë  PPE-në se me të ka kush flet.

“Meqe këta i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin e do i drejtohen Partisë Popullore Europiane, iu them se pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Sa më shumë t’i vidhni shqiptarët aq më e rëndë do jetë fatyra për vendin.

Lërini demgagjitë, zgjidhini njëherë punët me socialistët tuaj, se me Partinë Popullore Europiane ka kush flet. Rruga për dialog është e hapur nga ne. Dialogu ka dy objektivë: qeveri teknike dhe mandatin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nuk bëhet fjalë për situatë mosbesimi, ashtu jeni ju me njëri-tjetrin. Ju keni një hapësirë kundërshtarët tanë, të uleni bashkë me ne për qeverinë teknike. Rrugë tjetër nuk ka për të pasur.”, u shpreh Basha në reagimin e tij pas përfundimit të takimit Rama-Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.