Horoskopi

Horoskopi i datës 15 prill 2017

07:15 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Ndikimi i Hënës do të bëjë që ritmet e ditës të bëhen të paqëndrueshëm. Do të jetoni momente kënaqësie, por edhe çaste pasigurie. Mos e shmangni afrimin e një personi që keni njohur së fundmi, mund t’ju bëjë kureshtarë më shumë sesa mendoni.

DEMI

Planetët ju favorizojnë dhe do të bëhen bashkë për të bërë që të kaloni kohën në shoqëri të mirë. Do të merrni më të mirën e asaj që ju rrethon. Nëse duhet të dilni të flisni para njerëzve, do të jeni shumë të favorizuar nga një shprehi e qartë dhe e saktë.

BINJAKËT

Falë bashkëveprimit të Marsit dhe Venusin në qiellin e juaj, do të dini si të dilni nga situatat e përditshmërisë falë një intuitë të pagabueshme. Do t’ju propozojnë t’u përkushtoheni personave në nevojë apo të bëni bamirësi.

GAFORRJA

Lajm i mirë për beqarët. Dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos i lëni t’ju shpejtojnë.

LUANI

Falë pozicionimit të Hënës dhe Diellit, do të nxiteni nga kureshtje të reja. Do të keni mundësinë të keni frymëzim për të shprehur idetë. Do t’i largoheni atyre që u japin më shumë rëndësi gjërave sipërfaqësore, duke zgjedhur pasurinë e karakterit.

VIRGJERESHA

Me Uranin që ju del kundra, në punë do t’ju kërkohet të bëni një sakrificë të vogël që nuk do ta prisni me buzëqeshje. Por duroni… Neptuni mik është gjithmonë i vëmendshëm, për t’ju shpëtuar nga çdo pengesë që ju del gjatë rrugës së punës.

PESHORJA

Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, pos mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë më fushën e dashurisë.

AKREPI

Fronti i dashurisë është disi i dobësuar. Shumë mendime, shumë ftohtësi, shumë vetëkontroll, shumë të larguar… Nëse do të arrini të ndërthurni fantazinë me sensin praktik, do të arrini një qëllim që ia keni vënë syrin shumë kohë përpara.

SHIGJETARI

Falë ndikimit të Diellit do të keni harmoni në marrëdhëniet në familje. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtohen pa fund duke luajtur me ata! Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

BRICJAPI

Nuk duhet t’i lejoni askujt që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Do të mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

UJORI

Kujdes nga çështjet që kanë të bëjnë më financat, sepse mund të shkaktohen vonesa dhe pengesa në pagesa. Më mirë të merreni vetë më këto gjëra. Shqetësimi në fushën e dashurisë, për shkak të planetëve kundra, mund të bëj që të merrni vendime gjaknxehta.

PESHQIT

Neptuni ju mbështet fuqishëm dhe bashkëvepron me Hënën në favorin e juaj që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do te vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni i sigurt nëse bëjnë për ju.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.