POLITIKË

Koalicioni? Meta: Rëndësi ka dialogu, jam gati të takohem me Bashën…

12:52 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndërsa takimi mes dy aleatëve më shumë se sa për të vendosur koalicionin e ardhshëm u fokusua tek ngërçi politik, për të cilin do t’i drejtohen PPE-së, Ilir Meta nuk e përjashtoi

I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit, kryeparlamentari tha se kjo nuk ishte çështja më e rëndësishme, prandaj ftoi të punohet për dialog.

“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Le të punojmë të gjithë për këtë dialog. A ka mundësi ta zgjidhim këtë çështje që tani?”, tha Meta.

E në kuadër të këtij dialogu ai u shpreh i gatshëm të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Me zotin Basha jam i hapur nëse do të dëshironte, por kam përshtypjen që është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj që një angazhim zyrtar të PPE do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun”,- shtoi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.