AKTUALITET

Mori peng një person, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

20:38 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas tentativës për të marrë peng një person nën kërcënimin e armës, një 50-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga forcat blu. Sapo ka marrë njoftimin, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas negociatave, kanë bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit Nikë Volaj.

Volajt iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit,  Automatik  me një krëhër me fishkë. Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

“Më datë 15.04.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi se në fshatin Broj Njësia Administrative Këlmend,  shtetasi Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin F. V. 26 vjeç banues në fshatin Broj,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur  shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, kanë bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit Nikë Volaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.