AKTUALITET

Video/ Një i ri në pranga, në kërkim doganieri, kaluan limona kontrabandë  

10:58 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia Kufitare ka kapur në flagrancë një tregtar për veprën penale ‘Kontrabandë me mallra të tjerë’, ndërsa është shpallur në kërkim një doganier i kontrollit fizik në doganën e Qafë Botë

Në këto kushte një i ri ka rënë në pranga  dhe një doganier në kërkim sepse kanë kaluar kontrabandë 800 kilogramë limona.

Në pranga është vendosur Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë ditës së djeshme, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e Selmanit në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.

Valter Selmani u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).

Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, 41-vjeçarin me inicialet A. C., banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po punohet për kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.