AKTUALITET

Shpërthim me eksploziv në minierën e kromit në Bulqizë, identifikohet autori

11:37 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në minierën e kromit në Bulqizë.

Në vendngjarje kanë shkuar Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, kanë vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.