BOTA

Arrestohet një shqiptar, shpërndarësi më i fuqishëm i drogës në Bolzano, ja sa fitonte

10:30 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ishte shmangia e një tragjedie e cila vuri policinë në veprim për të ndaluar një nga shitësit e drogës më me ndikim në qytetin e Bolzanos.

Në tetor 2016-ës, karabinierët ndërhynë për shpëtimin e një personi që u rrëzua nga efekti i një mbidoze kokaine. Ai shpëtoi, por kjo i nxiti efektivet të hetojnë drogën qe kishte përdorur dhe të gjurmonte burimin.

Operacioni “Abbuffata 2016” i karabinierisë së Egna rezultoi me vënien në pranga të një shqiptari 37-vjeçar.

Në raportin që u lëshua nga mjekët u shfaq diagnoza “substancë qejfi” prej nga mori emrin edhe opercioni “Abbuffata 2016”.

Hetimet e para e çuan policinë në gjurmët e një shqiptari 37 vjeç me iniciale L.M, i cili kishte marrëdhënie të shumta me përdoruesit e substancës “së qejfit”.

Sipas mediave italiane, ata përdornin metoda të shumta për t’i shpëtuar policisë, si ndryshonin shpesh makinat, mjetet e transportit, kodet në thirrjet telefonike, etj.

Klientët e drogës së tij ishin të të gjitha moshave e profesioneve. Çdo dozë droge shitej 100 euro. Në një javë, shqiptari fitonte 2800 euro dhe në një muaj, 12 400 euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.