BOTA

Biznesmenët grekë të kapur me drogë, media greke: Pjesë e mafies shqiptare

15:07 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në ujërat territoriale greke 4 ditë më parë u ndalua një gomone e fuqishme që transportonte 1.5 ton kanabis sativa dhe u arrestuan 7 persona, shqiptarë dhe grekë.

Sot mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për trafikantët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mediat shkruajnë se biznesmenë grekë janë të lidhur me mafien shqiptare të trafikut të drogës.

Mes shtetasve grekë të arrestuar mësohet se është një avokat nga Pireu dhe dy vëllezër, anëtarë të një familje të njohur të biznesit në Athinë. Ndërsa në pranga kanë rënë edhe shqiptarë.

Kjo spirale droge funksiononte në trekëndëshin Greqi-Shqipëri-Itali. Autoritetet greke kanë dyshime të forta se organizata ka lidhje me grupin e zbuluar pak muaj më parë, që kontrabandonte të ashtuquajturën “drogë për xhihadistët”, shkruan Syri.net.

Sipas mediave greke, dy vëllezërit biznesmenë kanë mbajtur një profil të ulët, nuk shfaqeshin shumë në publik dhe nuk kanë prapavijë kriminale. Gjithashtu, edhe avokati i njohur grek, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, raportohet se nuk bëri rezistencë dhe ishte jashtëzakonisht i qetë në momentin e arrestimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.