BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Paparaci “politik”! Oketa këshillim për një fëmijë të tretë? Arditi & Aldo, bashkë!

16:00 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Oketa këshillim për një fëmijë të tretë? Arditi & Aldo, bashkë!





Oketa këshillim me doktorin për një fëmijë të tretë?
Thonë se është një baba shumë i mirë dhe këtë e tregon gjithmonë tek dy fëmijët e tij. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka nisur një bisedë shumë interesante me mjekun Halim Kosova duke e dëgjuar atë me mjaft kuriozitet. Po në të njëjtat pozita shfaqet edhe bashkëshortja e Oketës që nuk pushon së foluri e diskutuari. Mos ndoshta çifti Oketa po planifikon një fëmijë të tretë? Nuk është çudi, përsa kohë që të dy i kanë shumë qejf fëmijët dhe me aq sa munden i kushtohen tërësisht atyre, madje edhe ministri, axhenda e të cilit është tejet e ngjeshur.


Arditi & Aldo, bashkë jo vetëm në punë, por edhe në festa
Nuk janë thjesht bashkëpunëtorë, por edhe shumë miq. Ardit Gjebrea dhe Aldon Lipe, të cilët të dielën që shkoi i dhanë startin show-t televiziv; “E diela shqiptare” duket se i ndjekin së bashku edhe festat e ndryshme. Kanë qenë ndër të ftuarit e festës për kampionin e Peshëngritjes, Qerimaj. E ndërsa kanë uruar djaloshin për suksesin e radhës, ata janë ulur pranë një tjetër miku të tyre, që është pikërisht Fidel Ylli, anëtari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.


Mediu hyn mik te Avokati i Popullit
Edhe pse sot për sot ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është personi më i përfolur në Media lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ai tregohet gjithmonë e më shumë aktiv në ceremoni apo pritje që zhvillohen në kryeqytet. E siç e shihni edhe nga kjo foto, në hotel Sheraton ai është puqur më një sërë personalitetesh e të njohurish të tij, e më konkretisht në këtë imazh, me avokatin e Popullit Ermir Dobjani. Siç duket kërkon ndihmën e tij, duke shfrytëzuar këtë moment në favorin e vet. Dobjani duket se nuk i është përgjigjur shumë buzëqeshjes së Mediut i shoqëruar pas krahëve të tij nga demokristiani Ndoka.


Ylli bufi sikletoset, kruan veshin
Gjithmonë ka bërë sikur nuk i ka bezdi paparacët apo kamerat por brenda tij shfaqet gjithmonë emocional ndaj tyre. Të qënit tashmë për vite e vite me rradhë person publik bën që këto gjëra të mos i ndahen, ndërsa nënkryetari i kuvendit Ylli Bufi e shfaq këtë herë pas here me anë të gjesteve. Nga ana tjetër krejt i kundërt nga ai shfaqet deputeti i partisë socialiste Arben Malaj, i cili gjithmonë u buzëqesh gazetarëve apo paparacëve por ndërsa këta të fundit bëjnë ndonjë pyetje ngacmuese, iu kundërpërgjigjet më një ironi të hollë. Gjithsesi kjo ka qenë një pasditë e këndëshme që kanë kaluar të dy bashkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shumë kolegëve të tjerë.


Kur takohen dy “pleq” të urtë
Që i mirënjohuri Reshat Arbana çdo vit agjeron në mënyrë korrekte dhe të përpiktë, kjo tashmë dihet nga të gjithë. Është shumë i rregullt dhe mjaft besimtar, madje zërin e tij të gjithë e kemi dëgjuar në leximet e ndryshme që i referohen Kuranit. Dhe nuk kishte sesi të mungonte në këtë darkë të organizuar në hotel “Sheraton” me rastin e muajit të Ramazanit. Me shumë dashamirësi ai ka takuar Sabri Godon, në moshë të përafërt me të me të cilin ka biseduar për pak. Siç shihet edhe nga foto, është një takim nostalgjik ku të dy nuk e kanë fshehur respektin dhe konsideratën për njëri-tjetrin.
Ky shkrim u botua më 27 shtator 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.