AKTUALITET

Dy të rinj tentojnë të vrasin punonjësin e një kompanie që jep makina me qera

12:05 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy të rinj me inicialet D.I 24 vjeç dhe S.T 26 vjeç kanë tentuar të vrasin punonjësin e një kompanie që jep makina me qera.

Kështu, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku policia ka bërë të ditur se të rinjtë për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti, fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë.

Debati ka agravuar më tej dhe një prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.

Ky punonjës gjatë përleshjes fizike, ka arritur t’i kapë pistoletën njërit prej autorëve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Dy autorët janë identifikuar tashmë dhe janë shpallur në kërkim. Policia sekuestroi pistoletën tip Zastava me silenciator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.