AKTUALITET

Me pasaportë false dhe drogë, arrestohet në Kakavijë një 29-vjeçar nga Kabuli

14:18 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një person nga Kabuli është arrestuar në Kakavijë për drogë dhe falsifikim dokumentash.

Policia ka bërë të ditur se se Navid  Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan gjatë kontrollit ka paraqitur një pasaportë Lituaneze, që dyshohet se është e falsifikuar, ndërsa i është gjetur edhe një sasi e vogël lënde narkotike.

“Navid  Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan u arrestua pasi  në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë – Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël  lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.