POLITIKË

Monika Kryemadhi: Sa herë Edi Rama sulmon Bashën, ikin 10 vende pune

12:17 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë. Në një status në rrjetin social “Facebook”, ajo ka folur për krizën politike në vend, ndërsa ka apeluar për zgjidhjen e saj.

Kryemadhi ka pohuar se sa herë që Rama sulmon Bashën dhe e anasjelltas, në vend humbasin 10 vende pune.

Sipas deputetes së LSI-së, konflikti politik në vend po frikëson investitorët dhe ndikon negativisht në vendet e punës në Shqipëri.

Ja statusi i plotë në “Facebook” i Monika Kryemadhit

Sot në një takim me të rinjtë e Gradishtit, pasi biseduam për shumë problematika me të cilat ata përballen çdo ditë, nuk mundëm të shmangnim dhe bisedën mbi aktualitetin politik dhe situatën e vështirë që është krijuar në vend.

Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak.

Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitorët që duan te vijnë e të investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.