BOTA

Kim Jong-Un plan të frikshëm nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut, “gadishulli do mbushet me miliona kufoma”

12:11 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Koreja e Veriut ka dështuar në përpjekjen e saj për të testuar lansimin një raketë më herët gjatë 16 prillit.

“Koreja e Veriut ka tentuar të testojë një tip të paidentifikuar të raketës nga zona Sinpo mëngjesin e sotëm, por ne besojmë se lasimi i raketës ka dështuar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Shefat e përbashkët të stafit të Koresë së Jugut gjithashtu kanë thënë se Veriu ka tentuar të lansojë një “raketë të paidentifikuar”, por testi ka dështuar.

Ushtria amerikane, që ka stacionuar trupat në Korenë e Jugut, gjithashtu ka thënë se ka detektuar dështimin e lansimit të një rakete.

Kjo provë vjen një ditë pasi Veriu shfaqi raketat balistike dhe pajisje të tjera ushtarake në një paradë masive dhe u zotua se është e gatshme të kryejë sulme bërthamore, kundër armiqëve.

Koreja e Veriut ka trajnuar në fshehtësi forcat elite speciale për të rrëmbyer perëndimorët nga Koreja e Jugut dhe për t’i mbajtur peng ata në rast të ndonjë konflikti.

Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë të ashtuquajturën Mbretëri Hermit, skuadrat e armatosura speciale, janë gati të kalojnë në Korenë e Jugut për të rrëmbyer diplomatët, turistët dhe biznesmenët e huaj, shkruan Daily Mail.

Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për Mail Online, Ung-gil Lee, i cili dezertoi në Korenë e Jugut pasi shërbeu për gjashtë vjet në një prej këtyre njësive klandestine.

“Ata do t’i vrasin të gjithë, të ndodhë ç’të ndodhë – kjo shkon dorë për dore me vrasjen”, tha Ung-gil Lee.

Koreja e Veriut ka një histori të rrëmbimit të të huajve. Në vitin 1970, ylli i filmit i Koresë së Jugut Choi Eun-hee dhe drejtorja Shin Sang-ok u mbajtën si të burgosur kinse kanë bërë filma për regjimin brutal totalitar deri sa u arratisën shtatë vjet më vonë.

Ndërkohë, Rudiger Frank, një ekonomist gjerman dhe një ekspert i Koresë së Veriut dhe Azisë Lindore, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk do të ketë asnjë “zgjidhje” përpos hakmarrjes nëse Donald Trump urdhëron sulm me raketa në vend.

Ai the se pavarësisht se edhe më herët Koreja e Veriut dhe SHBA ishin në tensione me kërcënime atomike, ardhja e Presidentit Donald Trump dhe lëvizjet e fundit të Koresë së Veriut nënkuptojnë se situata tani është “e rrezikshme”.

Frank, i cili rregullisht viziton Korenë e Veriut dhe mban ligjërata në disa universitete në Jug, tha për revistën Stern: “Loja me bomba atomike është fundamentalisht e rrezikshme”.

I pyetur se si do të përgjigjej Kim ndaj një sulmi nga SHBA, Frank tha: “Kim Jong Un nuk ka asnjë zgjidhje përveç se të përgjigjet ushtarakisht”.

“Përndryshe, ai është i mbaruar dhe sulmi tjetër do të ishte i para-programuar sidoqoftë. Është e paqartë nëse ai do të përgjigjej ndaj tri raketave me tri raketa, ose menjëherë të urdhërojë sulm të përgjithshëm, suke supozuar se ai ka vetëm këtë përpjekje. Në fund, Gadishulli Korean do të ishte një fushë me rrënoja e tym dhe i mbushur me miliona kufoma, për të mos përmendur pasojat gjeopolitike”, tha ai.

I lindur në Gjermani, Frank tha se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje paqësore të krizës do të ishte që programi bërthamor i Koresë së Veriut të lejohej.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.