SPORT

Partizani, me 500 tifozë në krah për triumfin ndaj Vllaznisë në Shkodër

11:53 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partizani u ka dhënë fund përgatitjeve për Vllazninë dhe të besuarit e trajnerit Sulejman Starova kanë besim se do ta ruajnë ecurinë pozitive edhe në transfertën e Shkodrës. Marrja e kryesimit, pas përfundimit të javës së 28-të, ka shtuar shpresat për fitimin e titullit kampion, por njëkohësisht edhe presionin.

Ndonëse në pamje të parë duket se “demat” janë të qetë, trysnia që vjen nga dy rivalët direkt, më shumë nga Kukësi që fitoi dje, ndihet dhe jo pa qëllim kërkohet që ndeshjet të merren me radhë e të fitohen 8 “finalet” e mbetura.

Drejtuesit e skuadrës janë munduar që gjatë gjithë javës të rrinë pranë ekipit dhe misioni i tyre ka qenë i dyfishtë, evitimi i euforisë, por edhe largimi i presionit të ruajtjes së vendit të parë. Në përfundim të seancës së djeshme, të kuqtë janë betuar se shkojnë drejt Shkodrës me një qëllim të vetëm: Marrja e trepikëshit dhe ruajtja e ecurisë pozitive.

PËRKRAHJA

Të besuarit e trajnerit Starova nuk do të jenë vetëm as në transfertën e Shkodrës. Tifozët e kuq e kanë përkrahur ekipin në çdo fushë dhe kjo gjë pritet të ndodhë edhe sot, ku pritet një transfertë masive nga ultrasit e Partizanit, raporton “Panorama Sport”.

Përveç makinave personale, klubi ka vënë në dispozicion të tifozëve 8 autobusë për udhëtimin e tyre falas drejt Shkodrës. Ultrasit e kuq prej ditësh kanë nisur organizimin për këtë takim dhe dinë se vetëm duke qenë të bashkuar e të shumtë mund t’ia dalin që të triumfojnë në tetë “finalet” e mbetura.

Parashikohet që mbi 500 tifozë të jenë sot të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të Partizanit, për të siguruar trepikëshin ndaj Vllaznisë. Tifozët e kuq do të kenë mundësi që t’i blejnë sot biletat e ndeshjes në kryeqytet, te pallati i sportit “Asllan Rusi”. Ultrasit e kuq pritet të nisen sot, rreth orës 16:00, nga kryeqyteti, ndërsa ekipi ka udhëtuar që mbrëmë drejt Shkodrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.