AKTUALITET

Tentoi të vrasë bashkëjetuesen në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet Qeriman Maraj

11:34 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një konflikt në familje, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Policia e ka parandaluar atë, duke vënë në pranga shtetasin Qeriman Maraj.

Ky i fundit mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip Pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh., 29 vjeçe, në banesën e saj, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Fatmirësisht uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur neutralizimin e personit, si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Autori bashkëjetonte me 29-vjeçaren, e cila nga martesa e parë ka edhe dy fëmijët e mitur.

Njoftimi i Policisë

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon një vrasje në familje !

Sekuestrohet arma e zjarrit, kapet dhe arrestohet autori !

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

– Qeriman Maraj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës pas sinjalizimit për një konflikt në familje menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, shtetasi Qeriman Maraj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip Pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh., 29 vjeçe, në banesën e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur për motive të dobëta brenda në banesë, në prezencë të dy fëmijëve të mitur.

Policia bëri të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.