AKTUALITET

Tentojnë të grabisin me armë kazinonë në Tiranë, arrestohet njeri nga autorët, ja emri

10:46 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një kazino është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Kështu nga raportimet në numrin e Emergjencave 112, është njoftuar në orën 04:10 një grabitje me armë zjarri në zonën e Kinostudios, nga dy persona.

Menjëherë me t’u njoftuar,  në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe vetëm disa minuta më pas është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të grabitjes.

Kështu në pranga është vënë shtetasi Armando Demiri, 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është identifikuar autori i dytë, i dyshuar për ngjarjen, i cili është shtetasi me inicialet D.S, 29 vjeç.

Ky i fundit ka mundur të largohet nga vendngjarja, dyshohet se ka pasur me vete një armë zjarri tip pistoletë.

Sakaq, policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta me qëllim kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.