AKTUALITET

Arratisja nga Komisariati i Shkodrës/ Si i shpëtoi 23-vjeçari forcave të policisë

15:53 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja kanë dal në dritë, lidhur me arratisjen e një personi nga Komisariati i Shkodrës.  Policia thotë se rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e  quajtur “Dugajt e Reja”, është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit tip Benz, me targë AA487AN, i cili ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjeti i dëmtuar  dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim nga Zef Sokoli dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar Zef Sokoli, 24 vjeç,  banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“. Valentin Ndreu, 23 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone “. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e K. D, 24 vjeç,  banues në lagjen “Skenderbeg“,  Shkodër, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”.

Dhe ka qenë pikërisht 24-vjeçari, i cili ka qene në statusin e të shoqëruarit dhe  ka arritur të largohet forcërisht nga ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjithashtu për këtë rast, ku janë shkelur procedurat standarde për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambientet e Policisë,  kanë filluar hetimet nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër, nga Drejtoria e Standardeve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH. Ç. B. A. U përgatit urdhri i pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecuri e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.