AKTUALITET

Arrestohen 3 shqiptarë, policia greke godet bandën e heroinës  

14:17 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një grup i trafikut ndërkombëtar është goditur nga policia. Transporti i lëndës narkotike si marijuanë, heroinë dhe kokainës bëhej përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Nga ku aksion janë arrestuar tre shqiptarë , të cilët janë prangosur në Egaleo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Mësohet se tre shqiptarët janë të moshave 21, 38 dhe 48-vjeç. Ndërkohë që policia ka gati edhe urdhër arreste për 19 shtetas të tjerë.

“Shqiptari 38-vjecari i arrestuar akuzohet si personi që kryente trafikun përmes pikës kufitare të Kapshticës duke përdorur një automjet me vende te posaçme për drogën, ndërsa 48-vjecari ishte përgjegjës për magazinimin”, thotë policia.

Detaje:

Në banesat e të akuzuarve u gjetën dhe sekuestruan 25 kg 452 gram marijuane, 3 kg 589 gram heroine, 130 gram kokaine, 39 kg 150 gram mpirës, 2 peshore, pajisje prerje e presimi, 4850 euro, 3 makina, 1 motor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.