AKTUALITET

Dëshmia e 13-vjeçarit: Shokët më thonë “je gay”, kam menduar t’i jap fund jetës

22:07 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në emisionin e sotshëm, “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24, sot është diskutuar rreth fenomenit të bulizmit. Përgjatë emisionit, gazetarja Ola Mitre ka sjellë dëshminë e një 13-vjeçari që ndeshet çdo ditë me sulmet e shokëve të klasës.

I tronditur nga ajo që ndodh në jetën e tij, djaloshi shprehet se e tallin duke e quajtur gay për shkak të zërit të tij të hollë. Madje 13-vjeçari ka menduar ti jap fund edhe jetës së tij.

“Shokët më tallin, më thonë ‘Je gay’ për shkak të zërit të hollë. Ka 3 vjet që tallen me mua, ndjehem shumë keq. Nuk është faji im që e kam zërin e hollë. Kam patur raste kur nuk doja të jetoja. Nuk i kam treguar prindërve, vetëm psikologes”, thotë ai ndërsa iu ka bërë edhe një apel të gjithë adoleshentëve dhe të rinjve që mund të jenë në situatën e tij. “Tregojani prindërve dhe psikologeve”, shprehet ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.