AKTUALITET

Detaje të reja /Si u zbulua organizata kriminale greko-shqiptare me 1,5 tonë kanabis

13:25 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja janë zbuluar së fundmi  nga autoritetet në Greqi për veprimtarin e organizatës kriminale greko-shqiptare, që u asgjësuar  javën e kaluar për trafikimin e 1,5 tonë  kanabis nga Shqipëria në Itali.

Ndërkohe që  ka shkuar në nëntë numri i të arrestuarve për çështjen e trafikimit të 1,5 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali. Trafikimi ishte bërë me një skaf që ishte nisur nga brigjet greke dhe fillimisht u arrestuan 7 persona, dy grekë dhe pesë shqiptarë.

Sipas të dhënave më të reja, çështja kishte ardhur në vëmendje të autoriteteve greke që nga tetori i vitit të kaluar.

Atëherë superskafi që ishte në pronësi të një biznesmeni grek, u regjistrua si pjesë e një kompanie offshore dhe ndryshoi flamurin, nga grek në qipriot. Ishte pikërisht ky transaksion që zgjoi dyshimin e shërbimeve kompetente greke.

Skafi më pas u çua në një parking të Athinës, në pronësi të dy shtetasve grekë, që tashmë janë arrestuar. Më pastaj u transferua në kepin Sunio pranë kryeqytetit, prej nga u nis për të marrë drogën në Shqipëri e më pas lundroi drejt Italisë. Po në Sunio, policia greke sekuestroi të premten një tjetër skaf që i përkiste organizatës kriminale.

Nisur nga fakti se 1 gram i kanabisit në fjalë shitet me 7 euro, autoritetet vlerësojnë se vlera e gjithë drogës së sekuestruar më 7 prill në brigjet e Italisë, arrin në 10 milionë euro.
Ekspertët grekë kanë arritur të zbardhin pjesërisht itinerarin e parave të drogës.

Organizata kriminale kishte blerë një parking në zonën Kalithea të Athinës, me gjasë për të shpëlare paret e pista. Autoritetet po hetojnë tani nëse pjesë nga paratë e drogës përfundonin në duart e bosave më të mëdhenj në Shqipëri.

Dhe kjo ngase është konkluduar se krerët e rrjetit të trafikimit janë dy shtetas shqiptarë, të cilët nuk ndodheshin në bordin e skafit më 7 prill. Ata u arrestuan të njëjtën datë, në Pire, ndërsa po dilnin nga zyra e një avokati. Ishte i njëjti avokat që kishte bërë veprimet për ndryshimin e flamurit të skafit, dhe që u arrestua menjëherë pas dy shqiptarëve. Kështu, numri i të arrestuarve ka shkuar në nëntë. Ketër grekë dhe pesë shqiptarë. Për tetë prej tyre prokurori ka urdhëruar të mbahen në paraburgim dhe vetëm një shtetas grek, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sipas mediave greke, pista e hetimeve është shtrirë edhe në një çështje të tjetër, të zbuluar në fillim të marsit, kur u gjet një sasi e madhe e barnave narkotikë Captagon, apo siç njihen ndryshe narkotikët e xhihadistëve dhe që sipas policisë destinohej për luftëtarët e shtetit islamik.

Si kreu i atij grupi konsiderohet një shtetas shqiptar, që njihej me emrin Andrea dhe që i shpëtoi arrestimit në momentin e fundit, duke u hedhur nga një dritare në pjesën e mbrapme të banesës së tij, në Galaci të Athinës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.