AKTUALITET

Droga s’ka fund, kapen 380 kg hashash në Vlorë, asnjë i arrestuar

20:25 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një tjetër sasi të madhe droge. Rreth 380 kilogramë kanabis janë kapur në Karaburun. Pas informacioneve të marra, policia në bashkëpunim me Delta Force dhe GDF kanë bërë të mundur kapjen e sasisë pranë bregut të detit. Sipas njoftimit të policisë, 22 pako me kanabis janë gjendur brenda në ujë. Deri më tani nuk ka të dhëna për autorët e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.

Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.