BOTA

Gazeta Blic akuzon: Hashim Thaçi padron i drogës dhe trafikimit të armëve e naftës  

10:49 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka lëshuar gazeta serbe, Blic. Ajo e ka quajtur atë padron të drogës dhe të trafikimit të armëve e naftës.

Kryeartikull është një shkrim për Thaçin me titull:  “Thaçi – Padron i drogës dhe i trafikimit të armëve e naftës”.

“Blic” në numrin e sotëm fillon me një seri të veçantë, ku zbulon detaje të panjohura më parë në lidhje me mafien shqiptare në Kosovë dhe Metohi, shkruan gazeta serbe.

“Pra, ne sot, në disa vazhdime, do raportojmë për klanet kriminale shqiptare në Kosovë, dhe aktivitetin e tyre për të fituar shuma të mëdha parash të pista, të cilët lidhen me mafian”.

Kjo gazetë serbe pretendon se ka zbuluar detaje të panjohura deri më tani “për mafien shqiptare në Kosovë”.

Blic shkruan se nesër do të zbardhë se “cilat klane kriminale udhëheqin me Kosovën?”.

“Vrasjet e përgjakshme, ndërlidhja e krimit me politikën, raportet me mafinë në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.