SPORT

Gjici: Cungu të ma dijë për nder që ndali Partizanin, i 4-ti prej meje

09:42 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në daljet e tij publike gjatë javës që sapo u mbyll është shprehur se do të mbetej për t’u parë nëse Vllaznia do të bënte të njëjtën paraqitje edhe ndaj Partizanit, siç bëri ndaj ekipit të tij, duke aluduar edhe për një aleancë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, pas barazimit të djeshëm të kuqebluve, Gjici është shprehur:

“Ato deklarata bënë që Vllaznia të luante mirë sot (dje). Kjo pasi u karikua tifozeria shkodrane dhe ekipi. Por, ky është një nga faktorët, pasi ata mund të jenë ndikuar edhe nga humbja e Luftëtarit dhe Vllaznia të zërë vendin e katërt duke shpresuar në Europë. Por, deklaratat e mia i bënë mirë Vllaznisë sepse realisht u karikua për të luajtur futboll dhe bëri ndeshje shumë të mirë edhe pse pësoi një gol për faj të mbrojtësve”, u shpreh Gjici.

TRAJNERI

Por, në deklaratën e tij të dhënë për mediat, pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Cungu është shprehur se u bën të fala të gjithë atyre që menduan se mes ekipit të tij dhe Partizanit do të kishte aleancë, duke shigjetuar në këtë mënyrë pikërisht presidentin e Kukësit.

“Mesazhi im për Cungun është se duhet të ma dijë për nder, pasi po kap vendin e katërt dhe po shkon në Europë. Kështu që të gjitha deklaratat janë bërë në sensin pozitiv, që Vllaznia të luante futboll siç bëri me ne.

Unë kam thënë që ekipi i Vllaznisë, siç luajti me ne në Kukës, ku bëri mirë që mori pikën edhe pse përfitoi me arbitra, pasi i dha penalltinë, e mposht Partizanin në Shkodër. Dhe, siç u pa, ishte drejt fitores, pavarësisht se pësuan një gol për fajin e mbrojtjes. I uroj suksese dhe të shkojë në Europë”, ka vazhduar Gjici.

KREU

Pas barazimit të djeshëm të Partizanit, Kukësi është rikthyer sërish në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me të kuqtë. “Ne do të shohim vetëm punën tonë, pasi kemi ndeshje të vështira përpara që duhet t’i marrim me radhë. Nuk jemi në eufori edhe pse jemi në vendin e parë.

Rëndësi ka që edhe stafi edhe ekipi nuk duhet të jenë në presion. Do t’i marrim ndeshjet me radhë pa presion dhe besoj se do ecim mirë dhe do ia dalim. Jemi në rrugën e duhur, por duhet shumë punë pasi ka edhe shtatë ndeshje, që i konsiderojmë të gjitha finale”, ka mbyllur Gjici.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.