AKTUALITET

Goditi me grusht gjyqtarin, arrestohet lojtari i Domosdovës

10:36 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lojtari i Domosdovës, Kristjan Lleshi është vënë në prangat e Policisë së Tepelenës, pasi gjatë ndeshjes së djeshme ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor, Ardit Merdanaj.

Shkak për këtë u bë një penallti e akorduar për Tepelenën dhe kartoni i verdhë për lojtarin që shkaktoi atë. Një gjë e tillë solli pakënaqësi tek ekipi i Domosdovës, ndonëse këto dy skuadra nuk kanë më objektiva dhe vetëm luajnë për të respektuar kampionatin.

33-vjeçari Kristjan Lleshi, por që në futboll njihet me emrin Altin ka goditur me grusht në kokë Merdanajn, duke sjellë pasoja te ky i fundit.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë një lojtar i ekipit Domosdova për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kristjan  Lleshi, 33 vjeç, banues në Përrenjas.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena – Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin A.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.